Actualité

ZYBA HYSEN HYSA: DO TË JETË NË NDERIN TUAJ, Z. KRYEMINISTËR TË BOTONI KËTË VEPËR PËR TË NDRITUR VETEN DHE POPULLIN…

12884425_1052414721491255_1247891542_n

-I nderuar mik dhe bir i Vlorës, Fate Velaj,
(Letër e hapur)

Prania ime dje në përurimin e librit tuaj, s’ishte rastësi, por vlerësim ndaj vlerave tua njerëzore dhe artistike, vlera që i keni arritur me sakrificë të madhe, ndihmuar edhe nga fati i Fatit!
Unë vetëm një herë u kam takuar, dikur në Vlorë, por që ka mjaftuar për të renditur në elitën intelektuale shqiptare bashkëkohore, dhe të mendosh se jeni kështu siç u mendoj, e nxitur edhe nga fjala e Kryeministrit, z. Edi Rama në përurimin e librit tuaj, ku dola në përfundim, se Ai u njeh më mirë se sa ju e keni rrëfyer veten në libër, kam të drejtë të drejtohem publikisht dhe me shpresë të madhe, që Ju, si një artist me influencë dhe mik i artit dhe kulturës shqiptare, do keni mirësinë të vlerësoni veprën e një gjigandi të kulturës shqiptare, siç ka qënë Prof. Dr. Isuf Luzaj, i cili ka lënë një thesar kulture përtej oqeanit, qe ne, brezi i sotëm duhet të çajmë dallgët, të shkojmë ta marrim e ta sjellim këtu, për ta futur në turbinat e shpirtirave të rinisë shpirtrare për ta kthyer në dritë… që me këtë aftësi vlerësuese tuajën, ta bisedoni me seriozisht me kryeministrin, z. Edi Rama, në çeljen e një fondi për botimin e veprës së tij!
Kjo gjë do jetë në radhë të parë në nderin tuaj, por edhe në nder të kryeministrit, z. Edi Rama, se para Isuf Luzajt është pëkulur ish presidenti amerikan Regan kur i dha dekoratën « Mësues i Amerikës » duke i thënë: « Unë kam mësuar kush je dhe kam mësuar prej teje! » Ndaj unë erdha dje për t’i dhuruar minilibrin biografik të këtij gjigandi, për ta njohur dhe sigurisht për të mësuar prej tij, që punën që i ka besuar populli ta kryejë më së miri në shërbim të popullit, duke u shkëputur një herë e përgjithmonë nga tradicioni i politikës pa politikë shqiptare.
Gjej rastin të sqaroj këtu, për dedikimin që i bëra në libër, të mos merret për fyerje kur them “për të ndritur veten dhe popullin”, se nga Prof. Dr. Isuf Luzaj kanë marrë mësime Presidentët më të mëdhenj të botës, bile është privilegj!

12910120_1052414564824604_356286564_n“ »Z. Edi Rama,
Kam kënaqësinë t’u dhuroj këtë libër për të bërë me dije se përtej oqeanit egziston një thesar kulture, të lënë amanet nga autori Prof. Dr. Isuf Luzaj për rininë shqiptare të shekullit XXI. Do të jetë në nderin tuaj të botoni këtë vepër për të ndritur veten dhe popullin!
Me respekt
Zyba Hysa (autorja) »
Këtë letër mund t’ia kisha drejtuar Z. Edi Rama, por më mirë se sa mund t’i flisni ju, për të madhin Isuf Luzaj, s’mund t’i shpjegoja unë me një letër, ndaj mbetem me shpresë, që të më jepni një përgjigje, e cila s’dua të jetë e imponuar, por thjesht e sinqertë!

Me respekt,
Zyba Hysa
Studiuesja e veprës së Prof. Dr. Isuf Luzaj

PRESS INDEPENDENT

 

Catégories :Actualité

Tagué:, ,

Laisser un commentaire