Actualité

ALBINA DEDA: LIDHJA KRIM – POLITIKË – DROGË

13874630_492555847610412_1836068824_n

Lidhja krim – politikë – drogë!
Ky trekëndësh është rrezik i madh!
Askush nuk është i sigurtë!
Veç Zoti i ruan Shqiptarët.

E shqetsuar nga përmasat që ka marrë krimi i organizuar e veçanarisht, kultivimi, dhe trafiku i drogës dua të sensebilizoj opinionin publik.
Veprimtaria kriminale, me përmasa marramendëse, e kultivimit, përdorimit dhe trafikimit të drogës, sjell pasoja shumë shqetsuese në: aspektin shëndetësor, pasi përdoruesit e drogës, dëmtojnë rëndë shëndetin duke u kthyer në njerëz asociale, dhe kontigjent krimi, të veprave të tmerrshme penale, për tu përmendur është rasti i Kostandin Xhuvanit.
2 Në aspektin ekonomik.
3 Në aspektin social, juridik e shoqërore.
Në çdo vend normal të botës, krimi i organizuar dhe trafiku i drogës luftohen me të gjitha forcat e mjetet nga qeveritë respektive, ku kryeministri, ministri i rendit e i shëndetësisë, organet ligjzbatuese e shërbimet inteligjente bashkrëndojnë veprimet për të mposhtur krimin.
Por për fat të keq, i gjithë territori i Republikës është mbjellë me drogë.
E Dimë të gjithë që detyrimin ligjorë për kontrollin e territorit dhe monitorimin, dhe parandalimin e kultivimit e kanë punonjësi i policisë së zonës, kryeplaku, administratori i pushtetit lokal dhe kryetari Bashkisë.
Dhe gjendja është me shqetsuese, pasi segmente të përzgjedhura kriminale drejtues kryesore të policisë nga qendra në bazë e realizojnë këtë aktivitet kriminal duke filluar nga pronari i parcelave, mbjellja vaditja, korrja, magazinimi, ruajtja transporti e kalimi në dogana monitorohet nga Tahirsat.
Të gjithë e dinë se çdo cep i Qarkut Lezhë është mbjellë me drogë, qindra tone.
Tepelenasit kanë ndërtuar dhe banesa në male, por në kushte mizerabel burim sëmundjesh infektive.
Në mbajmë mend si avjonët me drogë janeë nisur nga Gjadri, Divjaka, Rana e Hedhun e Gjirokastra.
Riformato kalonte si vip në pikat e kontroll kalimit pa u regjistruar në TIMS.
Vrasja e bankierit Santos në mes të bllokut në mes të ditës në prani të tahirsave.
Ku janë autorët e këtij krimi a më thoni?!
Në Qarkun e Lezhës e sidomos në Mirditë çdo pëllëmbë tokë e njerëzve të partisë është mbjellë dhe po ashtu monitorohet nga ata.
Është për të qeshur e për të qarë, kur thuhet se në një kontroll në Kaqinar policia i vodhi gjysmën e drogës kryekomunarit, më vonë u arrestua por gjykatësi e lëshoj se gërrhiste pavarsisht se ishte i akuzuar për disa vepra të rënda penale.
Është tronditse kur kujtojmë si në Durrës bandat me uniformë policie, vrisnin rrëmbenin, lidhnin me tela dhe ekzekutonin rrugës rivalët e tyre në mes të qytetit në mes të ditës dhe strehoheshin në Fushe Kruje, asnjë autor asnjë i ndaluar pavarsisht se qarkullonin me makina të vjedhura të denoncuara në polici.
Vjedhja e bankave me njerëz të veshur me uniformë në mes të ditës në prani të Tahirsave, me makina të vjedhura, të denoncuara si të tilla, autorprishja e provave, djegja e laboratorit policisë shkencore mos vallë ishte nga ndonjë tahiras diversant.
Vrasjet në Elbasan me njerëz me uniformë me makina të vjedhura e pa autor a është arritje, kujt ti besojnë qytetarët, Kryeministrit që mbushi parlamentin më të inkriminuar, trafikantë, kusarë, që në pushtetin vendorë ka Roshë Bushë, Bardhë e Shukri.
Jam e shqetsuar se janë dhe përdorues duke pësuar deformime fizike e psiqike.
Ngjarja në Burgun e Shënkollit shoqërohet me shumë pikëpyetje… pavaresisht se thuhet nga autoritetet e burgut se shkak na qenka një bombul gazi që përdorej në guzhinë… pra aksidentale, ndësa burime kofidenciale thonë se, shpërthimi i bombulës nuk ka qënë aksidentale, por ka ardhur si burim konflikti mes të dënuarve të godinës numër 1, të dhomave 5 dhe 8, gjë e cila nuk pohohet nga autoritet të burgjeve.
 »Ngjarja ka precipituar, gardianët kanë qëlluar në ajër, pasi mendohej se ishte një revoltë », shton më tej burimi kofidencial.
Në kohën kur flakët janë përhapur, viktima Flamur Sula nga Miloti, i dënuar për tentativë vrasje me 10 vite, për ti shpëtuar flakëve, është mbyllur në tualet dhe nga asfiskia ka gjetur vdekjen.
Autoritet e burgjeve, kanë bërë evakuimin e të tjerve të burgosur ndërsa dhjetra gardian dhe forca policie, kanë rrethuar të gjithë godinën e burgut për të shmangur largimin e ndonjë të burgosuri.
Revolta e burgjeve paralajmëron…!
Vjedhja në Rinas… Tregon qartë për pasiguri.
Hashashizimi tregon se krimi është gjallëruar dhe është rrezik i shumëanshëm.
I bëj thirrje prokurorisë dhe shërbimeve inteligjente të ndërhyjnë në këtë situatë ku hektarët e hashashit presin të korren, pasi të gjithë institucionet që duhet ta luftonin janë të implikuar në mbjelljen, ruajtjen, kultivimin dhe korrjen e transportin në destinacion.
Pushteti qëndror, ministri brendëshëm, shefat e policisë, dhe pushteti lokal me kryetarët e Bashkise drejtues të zyrave të Rilindjes dhe administratorët në zona e drejtojnë vetë këtë trafik në kordinim me njëri-tjetrin.

PRESS INDEPENDENT

Catégories :Actualité

Tagué:, , ,

Laisser un commentaire