Actualité

DEPUTETJA ALBINA DEDA MERR MESAZH NGA QYTETARI: MIRDITA ËSHTË KTHYER SI LAZARATI

hashash-350x340

Përshëndetje zonja deputete !

Jam nga fshati Perlat desha të shpreh një problem, për mendimin tim mua më duket e padrejtë
Në zonën e kthellës janë mbjellur me qindra e mijëra rrënjë hashashi i ujisin në pikë të ditës pa problem normal ngaqë janë të lidhur me shtetin me mijra rrënjë i ka në pronsi një drejtues në Mirditë, (më thotë emrin) ndërsa pjesën tjetër e kanë mbjellur banorët e Shebes ngaqë u ka dhënë fjalën pushtetarët e majtë që asnjëri zdo i bezdisi edhe në fshatin Trojes janë mbjellur me mijëra rrënjë për mos të folur për fshatra të tjera në gjithë Mirditën, si Ujshtrez, Kaqinar, Fanë, Munellë, Orosh.
Vjen policia e Rrëshenit u kalon përmes dhe bëjnë sikur nuk i shohin.
Mua me duket e padrejtë se unë dhe një pjesë tjetër diskutojmë thesin e millit për çdo fund muaji dhe një pjesë flet për miliona lek e nëse dikur ishte Lazarati tani pa diskutim është gjithë zona e Kthellës sidomos Shebe, Trojes etj.
Ju lutem më lini anonim nuk dua të kem të bëj me njerëz të fuqishëm… rrespekte!

PRESS INDEPENDENT

Laisser un commentaire