Non classé

ALBINA DEDA: Z. MINISTËR ÇFARË KA NDRYSHUAR NË SHËRBIMIN E URGJENCËS SË TIRANËS?

 

img_9974

1-Çfarë ka ndryshuar në sherbimin e Urgjencës së Tiranës qysh nga 3 shkurti kur e shpërndatë ateë në 3 spitale universitare (me letra)?
A keni shtuar ndonjë autoambulancë të re dhe aparatura të reja?
A është rritur cilësia e shërbimit ndaj qytetarëve Tiranës?

2-Këto 9 muaj kush e menaxhon shërbimin e Urgjencës së Tiranës?

3-Si ka mundesi pas 9 muajsh punonjësit e Urgjencës punojnë pa kontrata në vendet e reja të punës (në letra) pranë spitaleve Universitare?

4-Në mbledhjen e Komisionit të Shëndetësisë në fillim të shkurtit në deputetët e komisionit të shëndetsisë (megjithëse ju refuzuat , nuk ishit) të sillni projektin e riorganizuar të Urgjencës së Tiranës (si do të shpërndahej përsoneli, vendet ku do të shkonin, numrin e përsonelit, oraret e punës, rrogat, numrin e autoambulancave, burimet financiare për të mbuluar këtë shërbim,etj.)
Edhe pas 9 muajsh ne nuk e kemi këtë projekt.
E keni apo nuk e keni?
Nëqoftëse e keni pse nuk e sillni në komision?

5-Pse nuk na paraqisni asnjë dokument për bashkëpunimin e Ministrisë së Shëndetësisë me Shoqërinë E.R.A.?

6-Z. Ministër a mbani përgjegjësi ju nëqoftëse ndodh ndonjë aksident me autoambulancat e Urgjencës së Tiranës, sepse ato janë të pa koaliduara dhe të pa siguruara prej disa vitesh?

7-Z. Ministër pse keni bërë tender për GPS e autoambulancave të vjetra, kur disa prej tyre bashkë me GPS një ditë para vizitës tuaj në Urgjencën e Tiranës nuk dihet ku kanë përfunduar (ndoshta për skrap)?

8-Z. Ministër si nuk ju vjen turp ty dhe drejtorit të Urgjencës Kombëtare (në letër, se në fakt nuk ekziston) Dr. Brataj për atë shfaqje të turpshme që organizuat në oborrin e Urgjencës së Tiranës mbi një çarçaf të palarë (se Urgjenca e Tiranës në atë kohë nuk kishte lavatriçe) me makinë?
Kujt i duhej ajo shfaqje?

9-A keni informacion se në Sanatorium janë emëruar 8 shofera për llogari të Urgjencës së Tiranës dhe paguhen qysh prej 15 gushtit sikur punojnë aty?

10-Si s’ju erdhi turp, shkoni inaguroni Urgjencën Kombëtare bosh pa aparatura elektronike?

Kjo ndërtesë që inaguruat e kryen funksionin për të cilën po ndërtohet?
11-Mund të na thoni se çfarë do të bëhet me ndërtesën e Urgjencës kur ta largoni përsonelin prej andej?

12-A keni informacion për abuzimet në Urgjencën e Tiranës me naftë, pjesën e këmbimit, vjedhjen e aparaturave mjekësore të vetë autoambulancave dhe në vetë Urgjencën, në menaxhimin e fondeve, burimeve njerëzore etj?

PRESS INDEPENDENT

Catégories :Non classé

Laisser un commentaire