Non classé

LEON MOLLA: TË RRËFEHET MARK DUDI DHE KOMUNISTËT E MIRDITËS SE SI JA MORËN JETËN MUSINE KOKALARIT

musine-kokollari

Shikoj disa përsona që publikojnë imazhin e Musine Kokalarit duke e ngritur lart figurën e saj, por realisht nuk interesohen të marrin dëshmi rreth vdekjes së saj në vitin 1983 në Rrëshen të cilët komunistët Mirditor ngritën pretekstin që kishte vdekur nga kanceri.
Bashkëkohësit tregojnë se nuk iu dha mundësia as të kurohej në spitalin onkologjik.
Vdiq e vetme dhe u varros nga varrmihësit.
Kur e zhvarrosën vite më vonë, u pa se duart e saj ishin të lidhura me tela me gjemba.
Rreth vdekjes së saj është në dieni Mark Dudi i cili kurë ka shkuar bashkë me disa komunistë të tjerë tek kasollja e saj që jetonte e vetmuar sipas tij thotë që e gjeti derën mbyllur dhe e hapën me vështirësi.
Le të rrëfejë se si e trajtuan trupin e pajetë të Musine Kokalarit?
A është e vërtetë që e kanë hedhur në makinë sikurë të ishte kafshë e ngordhur?
Ku e dërguan pastaj, dhe si u varros?
Pse pas zhvarrimit ju gjetën duart e lidhura me tela me gjëmba?
A është e vërtetë që Mark Dudi me komunistët e tjerë e kanë gjetur Musine Kokalarin duke rënkuar në shtratin e vdekjes?
A është e vërtetë që Musine Kokalari pasi e kanë lidhur e kanë hedhur në gropë dhe e kanë varrosur të gjallë?
Dëshmitarin e keni gjallë, pyesni, po, po pyesni.
Unë e kam pyetur Mark Dudin për këtë dhe ka qënë shumë kontradiktor me fjalët e veta, poashtu jam përballur dhe me akuzën e drejtpërdrejtë që Pal Mark Deda e ka akuzuar kurë ishte gjallë që Mark Dudi i ka hapur gropën dhe ka bërë gati për ta ekzekutuar në Dërven të Kulmes, Mirditë.
Dokumentin origjinal ma ka dhënë vetë Pal Mark Deda i cili nuk jeton më ku dokumenti ishte i nënshkruar nga Mark Dudi dhe këtë dokument ja kam treguar vetë përsonalisht Mark Dudit për ta bindur që publikimi im në shtyp për Pal Mark Dedën kundër tij ishte me fakte dhe i pa mohueshëm.
Tani zotërinj, mos u merrni me lajkatime duke shprehur keqardhe për Znj. Musine Kokalari por shkoni e pyesni Mark Dudin për realitetin e Musine Kokalarit para se të vdesë.

JETA E MUSINE KOKALARIT:

Musine Kokalari lindi më 10 shkurt të vitit 1917, në Adale, të Turqisë.
Në vitin 1921, familja e saj kthehet në Shqipëri dhe vendoset në Gjirokastër, ku Musineja kreu shkollën fillore.
Nëntë vjet më vonë, familja Kokalari vendoset në Tiranë.
Në vitin 1937, Musineja mbaroi shkollën e mesme “Nëna Mbretëreshë” dhe më pas shkoi për studime në Universitetin e Romës, në Itali, të cilin e mbaroi shkëlqyeshëm në vitin 1941.
Ajo botoi librin e saj të parë “Seç më thotë nëna plakë” në vitin 1939.
Ishte viti 1943, kur Musine Kokalari së bashku dhe me disa shokë të tjerë formuan Partinë Socialdemokrate.
Një vit më vonë, me përpjekjen e saj, doli numri i parë i gazetës “Zëri i Lirisë”.
Në vitin 1944, botoi librin e saj të dytë “Rreth vatrës”, ndërsa më 12 nëntor të po këtij viti u pushkatuan vëllezërit e saj, Muntaz e Vesim Kokalari.
Katër ditë më vonë e arrestuan dhe Musinenë, të cilën e mbajtën 17 ditë në burg.
Në janar të vitit 1945, u botua libri i tretë i Musine Kokalarit “Sa u tund jeta”.
Më 23 janar të vitit 1946, ajo u arrestua për së dyti nga forcat e Mbrojtjes së Popullit e gjyqi e dënoi me 20 vjet heqje lirie.
Në vitin 1961, e nxjerrin nga burgu dhe e internuan në Rrëshen, ku dhe doli në pension me gjysmë page.
Në vitin 1981, sëmuret nga sëmundja e kancerit, që dy vjet më pas do ta largonte përgjithmonë nga jeta.
Dhjetë vjet më vonë, pra në vitin 1993, Presidenti i Republikës i dha pas vdekjes medaljen “Martir i Demokracisë”.
“Për shëndetin tim nuk i drejtohem kujt, aq më pak atij që kishte në dorë të më lehtësonte dënimin”.
Kështu shkruante Musineja vetëm pak kohë para se të vdiste, duke lënë të kuptohej se “ai” nuk ishte veçse Enver Hoxha, i cili u kujdes deri në fund për dënimin e saj.
E konsideruar si kundërshtare e regjimit komunist, ajo u dënua me 20 vjet burg dhe më pas u internua për 22 të tjerë në Rrëshen, ku vdiq në vitin 1983, nga kanceri.
Bashkëkohësit tregojnë se nuk iu dha mundësia as të kurohej në spitalin onkologjik.
Vdiq e vetme dhe u varros nga varrmihësit.
Kur e zhvarrosën vite më vonë, u pa se duart e saj ishin të lidhura me tela me gjemba.

PRESS INDEPENDENT

Catégories :Non classé

Laisser un commentaire