Non classé

TRIBALIZMI NJË ATAVIZËM DHE NJË RREZIK PËRMANENT PËR BOTËN SHQIPTARE

h-neander

Tribalizmi është një reprezentacion për të gjithë botën shqiptare dhe për të gjithë shqiptarët si të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë dhe Graqisë, poashtu për shqiptarët që jetojnë nën shtetet e Malit të Zi, Serbisë, Turqisë dhe atyre që jetojnë në Europë dhe Botë.
Tribalizmi është një fenomen i botës shqiptare që e ushqen, stimulon, drejton dhe udhëheq në gjithë jetën e tyre të përditëshme dhe që ngrihet deri në nivelet më të larta, organizative, shoqërore, sociale, politike e morale, është një tradicion i veçantë i botës shqiptare që është bërë shkak që shqiptarët janë të organizuar ose më saktë të ndarë në shumë shtete e minoritete që janë shqiptarë e jo shqiptarë, një popull me shumë qytete që janë qytete e kryeqytete shqiptare e jo shqiptare, një popull më me shumë simbole që janë shqiptare e jo shqiptare, një popull aktual me numrin më të madh me dokumenta identifikuese që janë shqiptare e jo shqiptare, një popull poliglot që flet numrin më të madh të gjuhëve që janë me origjinë shqiptare e jo shqiptare, një popull me numrin të madh të besimeve fetare që janë me origjinë shqiptare e jo shqiptare etj. etj.
Atëhere lind pyetja: vërtetë tribalizmi i botës shqiptare është shkaku që ka quar botën shqiptare në amorfitifikimin dhe metamorfizimin e asimilimit e pjesës më të madhe të botës shqiptare, përgjigja është se po!
Kjo gjendet tek veçantësia që e karakterizon tribalizmin e botës shqiptare:
« Tribalizmi i botës shqiptare është me raport vetëm me shqiptaret dhe botën shqiptare dhe përjashton e pranon në të njëjtin kohë organizimet tribale me origjinë jo shqiptare duke e vënë në rrezik vetë ekzistencën e botës shqiptare, pa folur për nëpërkëmbjen e respektit, dinjitetit, mendimeve, mbështetjeve, propabiliteteve, ideve, arsyeve, gjykimeve, e të tjera gjëra si këto e mbi të gjitha mbi lirinë e të qënurit e lirë si botë shqiptare »!!!

Nga: ALBMIR PREMOL

PRESS INDEPENDENT

Catégories :Non classé

Laisser un commentaire