Non classé

GJASHTË MIRDITORET (MARTIRË TË DEMOKRACISË) QË U MASAKRUAN NGA KOMUNIZMI

vrasjet-e-regjimit-komunist-ne-shqiperi

Regjimi Komunist Shqiptarë nuk kursej aspak dhe ndaj grave dhe vajzave shqiptare të cilët i vranë dhe i masakruan për të vetmin faj që nuk dëshironin këtë regjim, u vranë në përpjekje për të mbrojtur fëmijët, familjarët e tyre apo antikomunistët.
Po publikojmë një material për gjashtë gratë nga Mirdita që u ekzekutuan pa mëshirë nga regjimi. komunist.

MARIE TUCI
Ishte bijë e Gjomarkajve, Kapidanë të Mirditës, ka lindur në vitin 1928 dhe e vetmja si femër arrestohet në reprezaljet e vitit 1949.
Ishte e shkolluar në shkollat e Motrave Stigmatine në Shkodër, ka punuar si mësuese në Fanë.
Torturohet nga hetuesit xhelatë dhe prej mundimeve vdes në hetuesi në vitin 1950.

BARDHE CUB MARKU
Lindi në Kaçinar të Mirditës në vitin 1927, mëson në shkollën e Motrave Stigmatine në Shkodër.
Nga mundimet dhe vuajtjet vdes në Burgun e Shkodrës në vitin 1947.

LIZA MOLI
Lindi në Kaçinarë, Mirditë po aty mori mësimet e para, i rrethohet shtëpia nga forcat e sigurimit të shtetit.
Për të mos ju prerë miqtë edhe vetë me pistoletë në dorë ju hap rrugën miqve që shpëtojnë e ikin…
Vetë në moshën 20 vjeçare vritet me gjithë babain e saj, pas kësaj komunistët i djegin shtëpinë.

BARDHE BUSHKOLA
Ishte nga Selita e Mirditës, për të mbrojtur jetën e vëllajt të saj del para grykave të armëve të forcave të ndjekjes dhe bie e vdekur nën breshërinë e plumbave.
Ishte vetëm 16 vjeçe kurë e mbylli jetën e saj të re me një akt heroik të dashurisë së motrës për vëllain.

GJELA LLESH BIBA
Ishte nëna e tre fëmijëve që për të shpëtuar ata, antikomunistët dhe nderin e shtëpisë, vritet me gjithë bashkëshortin nga forcat e ndjekjes në Bukmirë, Mirditë në vitin 1947.

DILA KARAÇI
Lindi në Orosh të Mirditës dhe u martua në Thirrë të Fanit, Mirditë, ishte nuse e pa fëmijë, kurë i kërkojnë që të dilte vullnetare me shkuar në hekurudhë ajo kundërshtoj.
Me ngulmin dhe kërcënimin e organizatave të masave, familjarët detyrohen me e pranuar, por ajo la fjalën që para do të vetëvritej se do të shkonte.
Kështu bëri, të nesërmen kurë shkuan me e thirrur që të shkonte në aksion, e gjetën të varur në një pemë në oborrin e shtëpisë.
Ishte vetëm 22 vjeçe.

Shënim: Në vitin 1994 u dekoruan me Dekret të Presidentit të asaj kohe z. Sali Berisha.

Nga: LEON MOLLA
PRESS INDEPENDENT

Catégories :Non classé

Laisser un commentaire