Non classé

REZISTENCA ANTIKOMUNISTE MIRDITË-KRUJË-KURBIN DHE RËNJA HEROIKE E LUFTËTARËVE TË GJORMIT

lufta-pare-boterore

Në rënjen e Tiranës në duart e komunistëve me 17 nëntor 1944, shpresat e rezistencës së nacionalizmit ishin të pakta, nacionalistët u tërhoqën për në Shkodër.
Në rajonin e Krujës mbetën disa Luftëtarë të Lirisë nëpër male, që ishin të vendosur mos me iu nënshtruar komunizmit si: Ibrahim Kupi me të birin e tij Kup Kupi, Sejfulla Merlika, Cen Taga, Gjet Kamberi e disa të tjerë.
Fran Miri nga Gurzi i Kurbinit gjendej në burgun e Tiranës bashkë me Llesh Brozin nga Ndërfushazi i Mirditës, por një natë arritën me e thyer burgun dhe u arratisën, këta menjëherë formuan një çetë në Kurbin të cilët u përkrahëshin nga populli.
Ibrahim Kupi bashkë me djalin e tij Kupin dhe Cen Tagën në fund të vitit 1945 u rrethuan mbrenda në Krujë dhe mbas një qëndrese shumë të fortë u shtërnguan për me vrarë veten e mos me u dorëzuar të gjallë në duart e komunistëve.
Sejfulla Merlika me çetën e tij dhe Fran Miri me një çetë tjetër bërën ndërlidhjet e tyre me çetët e Bajrakut Kthellë të Mirditës që qarkullonin me grupe të mëdha nëpër male, sa herë që Dr. Mark Gjomarkaj i cili ishte Kryetar i Lidhjes Kombëare të Maleve dhe kishte ngritur peshë të gjithë Mirditën kundër Komunizmit, kurë zhvillonte mbledhje thirrte dhe çetat e Kurbinit.
Më vonë sa më shumë po shtohej terrori komunist në popull, aq më shumë po shtoheshin në numër çetat e Kurbinit dhe të Mirditës, kështu del në mal dhe i bashkohen çetave Nikoll Pal Gjin Pjetri me kushuririn e tij Ndue Gjergjin e Preng Lleshin, arratisën: Gjergj Nikoll Ndreu me djemt e vet dhe nipin e tij Bardhokun dhe kushurinjt Ndue Lalaj me vëllezërit Paulin e Martin Lalaj, Pjetër Lleshin e shumë të tjerë që ishin të gjithë nga Mali i Bardhë i Kurbinit.
Cetat e Kurbinit ishin bërë shumë të forta e të shumtë në numër sidomos nga viti 1949-1952 udhëhiqëshin nga kushurinjt: Gjergj Nikolli, Ndue Lalaj e pjetër Llesh Lalaj.
Fran Miri bashkë me Zef Dod Përvukën u rrethuan në katundin Gjorm të Kurbinit dhe u vranë të dy duke luftuar kundër komunistëve, thuhet se i preu në Besë Rrem Ali Dervishi dhe Kadri Shani nga Gjormi.
Humbja e këtyre dy luftëtarëve të Lirisë u bë në Qershor të vitit 1948.
Me datën 05. 05. 1952 në pyllin e Mamurrazit rrethohet çeta e Gjergj Nikollit bashkë me atë të Pjetër Llesh Lalës të cilët ishin gjithësej 7 Luftëtarë të Lirisë, pylli ishte i vogël dhe i pa favorshëm për të manovruar, pasi për rreth ishte tokë e punuar.
Luftëtarët e Lirisë rezistuan me armë për rreth 30 orë pa pushim, Mehmet Shehu shkon nga Tirana me ushtri të armatosur me mitraloza të rëndë, mortaja dhe aeroplanë të cilët hodhën nga ajri benzin sipër tyre dhe pastaj i vurën zjarrin pyllit.
Në Luftëtarët e Lirisë disa prej tyre pasi u plagosën u dorëzuan, ndërsa Gjergj Nikolli dhe Pjetër Llesh Lalaj thirrnin me zë që mos u dorëzoheshin të gjallë, por Gjergj Nikolli dhe Pjetër Llesh Lalaj deri sa iu mbaruan të gjithë fishekët e të plagosur rëndë dhe benzina shkaktoi zjarr të madh në pyllë, nga flaka e gjyleve të mortajës, këta dy heronjt e fundit antikomunist të Kurbinit bërën pakt me njëri-tjetrin dhe vranë veten për të mos u dorëzuar të gjallë, ndërsa çetat në Mirditë mbanin rezistencë dhe anë e mbanë po përleshëshin me komunistët, e cila mbarë Mirdita ishte ndezur në flakë e në luftë frontale.

Shënim: Shkëputur nga Kujtimet e Nikoll Melyshit « Ngjarje Hitorike »
(Të ndime, të pame e të jetueme).

Nga: LEON MOLLA
PRESS INDEPENDENT

Catégories :Non classé

Laisser un commentaire