Non classé

NDRE MOLLA: 18 QERSHORI KA VDEKUR…

Ndre Molla. Crédit Leon Molla

« Meqë në Kavajë e mori krimi, të vijnë tashi e ta provojnë… ata të Cadrës ».
Kjo ishte njëra prej thënjeve të Kryemnistrit në takim me pleqtë tek lulishtja e rregulluar në Tiranë.
Në këtë thënje qëndron edhe thelbi i konfliktit politik aktual, i cili sa vjen e bëet më i frikshëm.
Nuk më bëri përshtypje pjesa e parë e fjalisë « meqë Kavajën e mori krimi… », sepse as që ja ndinë kryeministrit për akuzat për lidhjen me krimin, sepse nuk i ka bërë tines por në sy të gjithë shqiptarve lidhje të tilla, por pjesa e dytë »… »të vijnë tashi e ta provojnë ata të Cadrës! »
Për kujt ja ka fal i Lumi Zot nja dy pare mend, e kupton se kryeministri ka thënë se krimin aty prap e kam, dhe kot e keni me dekriminalizim apo me qeveri teknike, nuk ka dekriminalizim e qeveri teknike që pengon synimet tona.
Kjo deklaratë provon drejtësinë e protestave të opozitës dhe qytetarve për krijimin e kushteve për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Se kjo qeveri nuk dëshiron dhe nuk e ka mundësinë për të garantuar zgjedhje të lira dhe të nderëshme është shumë e qartë dhe këtë nuk e thotë vetëm opozita dhe populli protestues, por po e thotë vetë kryeministri, i cili në vend që tu kërkonte falje popullit se në krye të Kavajës së protestës së parë antikomuniste ju vendosi një dordolec kriminel ordiner, i thotë opozitës… « A ke qarë se në krye kam zgjedhur një kriminel… hajde e provoje e ta shohish a ishte kriminel apo jo! »
Kjo situatë e tmerrshme që po i kanoset vendit, tashmë nuk zgjidhet as me një qeveri teknike që do të siguronte zgjedhje të lira e të ndershme me 18 Qershor, praktikisht 18 Qershor ka vdekur.
Por më shumë se kaq.
Duhet një qaveri kombëtare me një mandat 6 muaj deri në 1 vit,
1- për të goditur krimin kudo që të ndodhet, në mënyrë që krimi të ndahet nga shteti plotësisht, më pas mund të pretendojmë për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
2- Votimi i ligjve për drejtësinë me konsensus të plotë dhe garantimi i fillimit të veprimtarisë së këtyre organeve brenda 6 muajsh duke prangosur çdo politikan që është kriminalizuar.
Realiteti flet se në të gjithë vendin, demkracia është bllokuar.
Nuk ka demokraci në PS (Blushi-Kokëdhima), nuk ka demokraci në Rilindje , nuk ka demokraci me këtë ligj zgjedhjesh, nuk ka demokraci në Parlament, nuk ka demokraci në qeverisje, nuk ka demokraci në fshat, lagje, qytet.
Nuk ka demokraci në Këshillat Bashkiake e të Qarqeve.
Nuk ka demokraci në Medja.
Pothuajse të gjitha televizionet kombëtare në gjysmën e kohës së transmetimeve kanë në ekran kryeministrin dhe Erjonin e kryeqytetit, pjesën tjetër të kohës kanë servilët e tyre komentues e qeveritarë sa janë bërë sëmundje pisqike e shoqërisë.
Të gjitha televizionet lokale kanë mbyllur programet politike periodike dhe nuk guxojnë të lëshojnë asnjë kritikë për qeverinë.
Këtë situatë e përjetojnë të gjithë, të djathtë e të majtë.
Protesta e Cadrës është shpresë, por duket e pamjaftueshme për të shpëtuar vendin nga kriza e rëndë me pasoja për vendin dhe të ardhmen e shqiptarve në Ballkan, nëse nuk do të radikalizoje formën e protestës në ditët më pas.
Kompromisi është i mundur por nuk do të ndodhi.
Sepse varet të ndodhe vetëm nga kushti i kushteve të opozitës, Zgjedhjet e Lira dhe Ndershme.
Në fund të fundit, Zgjedhjet e Lira dhe të Ndershme janë i vetmi ilaç që do të bëj të mundur themelimin e një Republikë të Re, që Lulzim Basha nuk e ka për veten e tij, as prej vetes së tij, por prej rrethanave të jashtëzakonshme që janë krijuar pas 2013-ës me ardhjen e politikës në pushtet nëpërmjet forcës së krimit dhe berjes njësh më të.
Kam menduar se thellë-thellë edhe kryeministri, pasi i shtrydhi, do të donte të ndahej prej krimit.
Por jo.
Ka ndodhur e kundërta, Krimi është forcuar kaq shumë sa jo vetëm Rama do jetë një limon i shtrydhur në duart e tij, por edhe gjithë shoqëria do jetë mbeturinë limoni të shtrydhur prej situatës që vetë ka lejuar me papërgjegjëshmërinë e saj para kutisë së votimit.
Rama po reziston para kërkesave ultimative të opozitës dhe deklaron se « do bëjmë zgjedhje edhe pa opozitën ».
Saktësisht përkthehet  « do e vras demokracinë! ».
Prandaj pleqve ju tha sot se « meqë Kavajën e paska marr krimi » (gjithnjë e ven në dyshim), « ti opozitë hajde e provoje! ».
Kështu po thotë se krimi është aty por…
Tashmë Rama duhet larguar me çdo kusht sepse, ndoshta ka hall e nuk e lejojnë të largohet, se kështu shpëtojmë vendin nga një krizë e rëndë shtetërore e shoqërore që duket në prag.
Kështu ndoshta shpëton edhe vetë Rama Republikën e Re e pat shansin ta themeloi Rama, sepse populli ja dha besimin më shumë se meritonte në 2013-ën.
Por themeloi republikën e krimit që rrokulliset çdo ditë.
18 Qershori ka vdekur!
Këtë datë e ka vdekur deklarata e kryeministrit para lulishtes së pleqve…
Republika e Re tashmë nuk mund të themelohet me 18 Qershor edhe sikur të pranohej qeveria teknike…

PRESS INDEPENDENT

Catégories :Non classé

Laisser un commentaire